Denoncimi me video i Artan Hoxhës: Imagjinoni ç’i bëjnë Dinamos në Burrel e Peshkopi

schedule14:37 - 6 Mars, 2021

schedule 14:37 - 6 Mars, 2021

Dinamo mposhti Veleçikun në mesjavë, ndërkohë që në pushim të ndeshjes ka patur një debat të delegatit të ndeshjes, Bujar Pregja, dhe administratorit të bluve, Ermal Barushit.

Gazetari i ABC, Artan Hoxha, ka publikuar një video nga momenti i debatit, ndërkohë që në rrjetet sociale ai shkruan se zyrtarët e FSHF nuk janë aq trima në Ballsh, Laç apo në fushën ku luan Kastrioti.

“Meqe sot eshte e shtune dhe ka ndeshje futbolli… Shikoni presionin, që vëzhguesit e FSHF-se, i bejne stafit të Dinamos, pse presidenti i skuadres, italiani Pontreli, tentoi te zbrese në fushë, në pushim të takimit, për te takuar lojtarët e  tij.

Dhe Dinamo ishte skuader pritëse… Imagjinoni çfarë i bëjnë, kur luan jashtë fushe ne Burrel, Peshkopi etj… Nuk i kam parë kaq trima, keta të FSHF-së, në Laç, Ballsh apo kur, luan Kastrioti…”, shkruan Hoxha në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!