Denoncimi i PD: Projekti 2 mln euro i Gonxhes dhe AKSHI-t me E-Transportet është vjedhje

schedule11:47 - 23 Korrik, 2020

schedule 11:47 - 23 Korrik, 2020

Ish-deputeti i PD-se, Endri Hasa këtë të enjte ka denoncuar projektin 2 milionë euro qe po behet gati, për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Hasa në profilin e tij në Facebook, shkruan se ky projekt i Blendi Gonxhes dhe AKSHI-t me E-Transportet, është vjedhje.

Sipas tij në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Postimi i plotë:

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…/abcnews.al