Denoncimi i PD: Nxënësve po u kërkohen të dhënat personale të prindërve

schedule12:39 - 4 Maj, 2018

schedule 12:39 - 4 Maj, 2018

PD denoncoi një urdhër të Ministrisë së Arsimit që detyron të gjithë mësuesit t’u marrin nxënësve të dhënat personale të prindërve të tyre si numri i kartës së identitetit, e-maili dhe numri i telefonit. Sipas deputetes Albana Vokshi, kjo përben shkelje të Kushtetutës.

“Ministria e Arsimit ka nisur fushatën e kundraligjshme për t’u marrë prindërve të dhënat personale përmes nxënësve me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas porosisë nga kabineti i kryeministrit mësuesve u është kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrin sa më shpejt të dhënat përsonale të prindërve duke plotësuar formularët e gatshëm të shpërndarë nga kryeministria me të dhënat për  kartat të identitetit, numrat e telefonave, e-maileve dhe të dhëna të tjera personale. Kjo është tabela që prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshëm të dalë nga zyra e kryeministrit. Për shkak se qëlllimi i operacionit antikushtetues dhe antiligjor është mbajtur i fshehtë, ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t’i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe më pas blerjen e votës. Që mbrëmë Partia Demokratike e denoncoi këtë skandal antikushtetues dhe antiligjor, pasi mori dhe verifikoi denoncimet e shumë prindërve, të shqëtësuar për këtë urdhër të pazakontë që fëmijët kishin marrë nga mësuesit. Askush nuk u ka dhënë prindërve arsye PSE duhen këto të dhëna, KUSH i kërkon dhe për llogari të KUJT do të pëpunohen. Partia Demokratike verifikoi se në emailin e Ministrisë së Arsimit kërkohet që Brenda datës 10 Maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimeve dhe pa gabime, duke i konsideruar si shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Arsimit. Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, Ligjin për Arsimin parauniversitar dhe ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa dhënë pëlqimin. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të japë në mënyrë urgjente sqarime pse ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin”!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!