Denoncimi i 34-vjeçares: Më vodhën çantën me 3000 euro brenda në një byrektore në Belsh

schedule12:38 - 7 Janar, 2024

schedule 12:38 - 7 Janar, 2024

Një 34-vjeçare, banuese në Itali, ka bërë një denoncim në polici, pasi i kanë vjedhur çantën me 3 mijë euro brenda në një byrektore.

Ajo ka zbuluar se brenda kishte dhe aksesorë të tjerë floriri dhe dokumente.

Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!