I akuzuar për korrupsion, dënohet me burgim të përjetshëm ish-ministri kinez i Drejtësisë

schedule16:14 - 22 Shtator, 2022

schedule 16:14 - 22 Shtator, 2022

Ish-ministri i Drejtësisë në Kinë, Fu Zhenghua, i cili udhëhoqi disa fushata kundër korrupsionit, është burgosur për ryshfet.

Fu u deklarua fajtor në korrik për pranimin e 117 milionë juanëve (14.7 milionë dollar) dhurata dhe përfitime personale.

Të enjten, një gjykatë në Changchun i dha atij një dënim me vdekje për t’u zëvendësuar me burgim të përjetshëm pas dy vjetësh.

Dënimi i tij vjen mes një goditjeje të papritur ndaj zyrtarëve përpara një kongresi kyç të Partisë Komuniste muajin e ardhshëm.

Partia në pushtet mban këtë ngjarje një herë në pesë vjet dhe këtë herë Presidentit Xi Jinping pritet t’i jepet një mandat i tretë historik dhe të konsolidojë pushtetin e tij.

Burgimi i Fu të enjten pason dënimin e tre ish-shefave të tjerë të policisë provinciale këtë javë.

Të katër burrat akuzohen jo vetëm për korrupsion, por edhe për mosbesim ndaj Xi, shkruan BBC. 

Ata të gjithë dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrethi politik të udhëhequr nga një ish-shefi tjetër i sigurisë, Sun Lijun.

Sun, i cili aktualisht është në pritje të dënimit të tij, thuhet se ka krijuar fraksionin e tij politik duke ndihmuar në ngritjen e zyrtarëve të tjerë në aparatin e sigurisë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!