Ofendimet me fraza raciste ndaj Marcus Rashford i kanë kushtuar një tifozi, i cili në Twitter u tregua i ashpër ndaj sulmuesit të Manchester United.
Tashmë ai e ka pësuar, duke u dënuar me gjashtë javë burg. Një vendim që me siguri do e bëjë të reflektojë 19-vjeçarin, por edhe të tjerë që sillen njëlloj.
Kryeprokurori Mark Johnson ka deklaruar si më poshtë: “Veprimi ishte qartësisht racist. Djali ka vënë në shënjestër një futbollist në bazë të ngjyrës së lëkurës së tij.
Shpresoj që ky dënim të përcjellë mesazhin se nuk ka tolerancë ndaj racizmit. Shkelësit do të ndiqen penalisht dhe do dënohen me masën maksimale që kërkon ligji”. / abcnews.al