Dënohet me 5 vjet burg vajza e ish-presidentit të Iranit për pjesëmarrje ne protesta

schedule10:31 - 10 Janar, 2023

schedule 10:31 - 10 Janar, 2023

Vajza aktiviste e ish-presidentit të Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me pesë vjet burg, tha sot avokatja e saj.

Avokatja nuk ka bërë të ditur detaje për akuzat ndaj Faezeh Hashemi. Por prokurori publik i Teheranit vitin e kaluar e akuzoi Hashemi për “propagandë kundër sistemit”, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA.

Media shtetërore kishte raportuar në shtator se ajo ishte arrestuar për “nxitje të trazirave” në Teheran gjatë protestave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje kurdo-iraniane në paraburgim nga policia.

“Pas arrestimit, zonja Faezeh Hashemi u dënua me pesë vite burg, por dënimi nuk është përfundimtar”, ka shkruar avokatja e saj, Neda Shams, në llogarinë e saj në Twitter.

Në vitin 2012, Faezeh Hashemi u dënua me burg dhe u ndalua nga aktivitetet politike për “propagandë antishtetërore” që daton që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009.

Babai i saj vdiq në vitin 2017.

Politikat realiste të ish-presidentit Rafsanjani për liberalizimin ekonomik dhe marrëdhëniet më të mira me Perëndimin patën përkrahës dhe kritikë poaq të fortë gjatë jetës së tij. Ai ishte një nga themeluesit e Republikës Islamike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!