Dënohet me 5 vjet burg Artur Zoto/ Avokati: Akuzat të montuara

schedule12:24 - 11 Maj, 2018

schedule 12:24 - 11 Maj, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 5 vjet heqje lirie ish-kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Artur Zoto. Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria. Gjykata i hoqi Zotos dhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Para se trupi gjykues të tërhiqej për vendimin, fjalën e ka patur pala mbrojtëse. Avokati i Zotos, Ardian Leka deklaroi në sallën e gjyqit se akuza nuk ka bazë, se është e sajuar dhe montuar dhe pa asnjë provë. Sipas mbrojtësit ligjor të Zotos, ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili aktualisht mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Iliaz Labi,  nuk ka deklaruar të vërtetën. Prokuroria sipas avokatit Leka ka ngritur akuzën ndaj klientit të tij mbi hamendësime dhe jo mbi prova. Sipas Lekës një provë e fortë e pretendimit të tij është mungesa e plotë e çdo komunikimi telefonik mes Artur Zotos dhe vartësit e tij Iliaz Labit. Në pretencë prokuroroja e cështjes Elisabeta Imeraj kërkoi një dënim me 5 vite burg për ish-zyrtarin e burgjeve. Sipas prokurorisë, nga gjykimi rezultoi e provuar se Artur Zoto ka konsumuar veprën penale të “korrupsinonit pasiv të zyrtarëve të lartë”.  Zoto akuzohet se ka marrë një rryshfet prej 2 milionë lekë të rinj, për llogari të një tenderi të burgjeve për furnizim me vezë dhe bulmet. /abcnews.al/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!