GJKKO ka vendosur që të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Po ashtu Llalla nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite.
Ndërkohë mësohet se Adriatik Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror. Llallës i është sekuestruar edhe një apartament në qytetin e Durrësit.
Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.
Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.
Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA. /abcnews.al/