Dënohet me 15 vjet burgim për spiunazh amerikani në Rusi

schedule11:06 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 11:06 - 24 Dhjetor, 2024

Gjykata e qytetit të Moskës dënoi me 15 vjet burg një amerikan me origjinë ruse, Eugene Spector, i akuzuar për spiunazh dhe ai do të vuajë dënimin në një koloni të sigurisë maksimale, njoftoi vendimi. Gjykata ka konfirmuar edhe gjobën prej 120 mijë eurosh të shqiptuar me aktgjykim të mëparshëm.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit në mes të gushtit, ndërsa detajet e rastit nuk janë bërë të ditura në gjykatë për shkak të konfidencialitetit.

Në qershor 2021, Gjykata Ostakinsky në Moskë e dënoi Spektorin me katër vjet në një koloni të sigurisë maksimale për ndërmjetësim të ryshfetit në një shkallë veçanërisht të madhe.

Pasi ky dënim u anulua në apel, ai mori një dënim prej tre vjet e gjysmë në një gjyq të ri në 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!