Dënohen me nga 19 vite burg 2 shqiptarët në Angli, vranë snajperistin që luftoi kundër ISIS

schedule14:13 - 26 Mars, 2021

schedule 14:13 - 26 Mars, 2021

Dy shqiptarë janë dhe një kurd janë dënuar për vrasjen Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç. Për ta është dhënë një total prej 53 vitesh.

Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç, u sulmua në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, në 14 Shtator 2019.

Dy shqiptarët Qazim Marku, 25 vjeç dhe Dorian Pirija, 33 vjeç, u burgosën secili me nga  19 vjet dhe Noza Saffari, 39 vjeç, u la në burg për 15 vjet pasi të tre u shpallën fajtorë për vrasjen e të riut kurd.

Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i  zoti. Krimi ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës mes palëve. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!