Dënimi i Tahirit, Rama: Bashkë kemi bërë punë të jashtëzakonshme, kush punon pas kurrizit përgjigjet vetë

schedule17:16 - 23 Shkurt, 2022

schedule 17:16 - 23 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama deklaroi para komisionit Hetimor për Inceneratorët se i del për zot të gjitha punëve që janë bërë nga qeveria e drejtuar prej tij.

Ndalur te Saimir Tahiri Rama u shpreh se dihet shumë mirë se çfarë pune ka bërë Tahiri me policinë e Shtetit por shtoi se kush ka axhendë tjetër pas kurrizit të tij duhet të mbajë përgjegjësi.

“Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e tij me drejtësinë.

Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh. Dihet shumë mirë se çfarë policie ishte dhe çfarë pune bëri Saimir Tahiri. Por çfarë ka bërë Saimir Tahiri jashtë kësaj është përgjegjësia e tij individuale. Për Sali Berishën a je krenar ti?”, tha Rama duke iu drejtuar deputeti demokrat Helidon Bushati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!