Dënimi i Juventusit: Jo vetëm 9 pikë, prokuroria kërkon dënim për Agnellin, Nedved dhe Paratici

schedule14:13 - 20 Janar, 2023

schedule 14:13 - 20 Janar, 2023

Ka më shumë thashetheme për rastin e fitimeve kapitale. Sipas asaj që raportohet nga “Calcio e Finanza”, pasi ishte diskutuar pranueshmëria e ankesës për revokimin e dënimit pafajsor të paraqitur nga prokuroria e FIGC në lidhje me rihapjen e çështjes së fitimeve kapitale që përfishin Juventusin dhe 8 klube të tjera, prokurori Chine fillimisht kërkoi 9 pikë dënimi për Juventusin në tabelën e Serie A.

Tashmë thuhet se prokurori ka kërkuar frenim për disa nga ish-drejtuesit e klubit bardhezi. 16 muaj për Agnellin, 20 muaj e 10 ditë për Paraticin, 10 muaj për Cherubini dhe 12 muaj për Nedved e drejtorët e tjerë të klubit të Juventusit. Tashmë thuhet se dënimi do të mbërrijë që në mbrëmjen e sotme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!