Dënimi i Jashanicës, Skënderbeu zbulon tentativën e fundit

schedule12:09 - 7 Nëntor, 2019

schedule 12:09 - 7 Nëntor, 2019

Bajram Jashanica është dënuar në muajin shkurt të vitit 2018 për përdorim të substancave të ndaluara. Në testin e antidopingut, pas ndeshjes me Young Boys ai doli pozitiv dhe u pezullua për dy vite. Në shkurt të vitit 2020 ai përfundon dënimin, ndërkohë që së fundmi ka pasur një çështje rreth tij.

Klubi i Skënderbeut, në një reagim të bërë ditën e sotme, zbulon se në muajin tetor lojtari ka bërë një kërkesë që të pezullohet pjesa e mbetur e dënimit, por përgjigja ka qenë negative nga UEFA dhe WADA. Sikurse kuptohet, tashmë duhet pritur që lojtari të shlyejë dënimin e plotë dhe më pas të jetë i gatshëm për Skënderbeun. Klubi korçar sqaron gjithçka në qëndrimin e mëposhtëm.

“Së pari, një kërkesë për pezullim të sanksionit disiplinor bëhet për kushte tërësisht specifike, është pa pagesë dhe mbi të gjitha vetëm pasi një sportist ka vuajtur të paktën 3/4 e dënimit dhe jo 2/3 siç pretendohet. Së dyti dhe më e rëndësishmja, më datë 09.10.2019, z. Jashanica ka depozituar kërkesë pranë UEFA-s dhe ËADA-s për pezullimin e periudhës së mbetur të dënimit, kërkesë e përgatitur nga ana e klubit.

Fatkeqësisht, më datë 11.10.2019, WADA dhe UEFA kanë refuzuar kërkesën e paraqitur, me argumentin ligjor se Z. Jashanica nuk ka të drejtë të kërkojë këtë lëshim, në përputhje me Kodin e Anti-Dopingut të WADA-s dhe Rregulloren e Anti-Dopingut të UEFA-s”, thuhet në një pjesë të sqarimit që bën klubi i Skënderbeut në faqen zyrtare në “Facebook”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!