Analisti Lorenc Vangjeli, komentuar dënimin e ish ministrit Saimir Tahiri.
Vangjeli i ftuar në emisionin “Kontrast”, është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës.
Ndër të tjera analisti është shprehur se ish ministri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.
LEXO EDHE: I vihen prangat Saimir Tahirit, sa vite do të vuajë në burg ish-ministri
“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi”, ka thënë Vangjeli. /abcnews.al