UEFA është e shqetësuar për dënimin që mori Agim Ademi, kryetari i FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës).
Gjykata e Apelit të Prishtinës e dënoi me 9 muaj burg për shantazh dhe fitime personale kreun e futbollit dardan, diçka e patolerueshme për qeverinë evropiane të futbollit.
Supersport raporton se Komisioni i Etikës në UEFA, i ka kërkuar presidentit Ademi që të dërgojë dëshmi për pafajësinë e tij.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi procesi i tij po vazhdon në Gjykatën Supreme. Ademi i shpëtoi burgut me arsyetimin se ndodhej në gjendje të keqe shëndetësore, teksa UEFA po e humbet durimin me të. /abcnews.al

