Dhuna në futboll është diçka e patolerueshme, por gjë ndodh shpesh herë. Rasti i fundit vjen nga Franca në një ndeshje në kategorinë e katërt në qytetin e Sermaises. Gjatë një ndeshjeje, një futbollist ka goditur gjyqtarin anësor dhe ndeshja është ndërprerë.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në 2 shkurt gjatë takimit mes Sermaises dhe ASL Boynes. Yann Cnaepelnickx, është gjyqtari i goditur në fundin e takimit, i cili më pas është detyruar të ndërprerë ndeshjen. Në sulmin ndaj gjyqtarit janë përshirë tre lojtarë të Sermaises, për të cilët dënimi ka qenë maksimal.
Lojtari që e ka goditur në fytyrë gjyqtarin është dënuar me 25 vite përjashtim nga Komisoni i Disiplinës. Ndërsa dy lojtarët e tjerë janë përjashtuar nga futbolli për 2 vite. “Ne e luftojmë dhunën çdo fundjavë. Shpresoj që klubet të reagojnë dhe të mos kemi më kështu incidentesh, pasi dhuna është e patolerueshme”, deklaron presidenti i Komisionit për zonën e Loiret, Bernard Bourillon. /abcnews.al