Autoritetet turke kanë reaguar për incidentin e ndodhur ditën e djeshme ku avioni qeveritar, i cili transportonte Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias nga Bagdadi në Athinë qëndroi në ajër.
Avioni u nis nga Iraku dhe përtej kufirit me Turqinë, turqit refuzuan për njëzet minuta për të dhënë leje fluturimi.
Siç raportojnë mediat greke avioni qeveritar ishte dëmtuar, për shkak të së cilës u shty vizita në Erbil në Kurdistanin irakian, përcjell abcnews.al.
Sipas burimeve diplomatike, pala turke, me iniciativën e saj, i dha shpjegime ambasadës greke në Ankara, përpara lëvizjes, duke ia atribuar incidentin një gabimi teknik.
LEXO EDHE: Turqit mbajnë në ajër 20 minuta avionin që transportonte ministrin grek Dendias
Sidoqoftë, në një deklaratë të fundit, Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, u përgjigj se nuk ishte e vërtetë që avioni i Dendias u vonua qëllimisht. Përkundrazi, siç thotë ai, ata ishin të interesuar për sigurinë e tij, sepse pala greke nuk kishte paraqitur një plan fluturimi.
“Thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Ata nuk kishin paraqitur një plan fluturimi. Ishte e nevojshme që ne të reagonim në këtë mënyrë për sigurinë e ministrit grek “, ka thënë ai.
Duke iu përgjigjur pretendimeve turke, burimet në Ministrinë e Jashtme Greke theksojnë se “natyrisht një plan fluturimi ishte dorëzuar” dhe një leje fluturimi ishte lëshuar për Embraer që transportonte Nikos Dendias. g.v/abcnews.al