Dendias takon ambasadoren në Athinë: Negociatat, COVID-19 dhe shqiptarët në Greqi

schedule17:23 - 1 Qershor, 2021

schedule 17:23 - 1 Qershor, 2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u takua me ambasadoren shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Takimi u përqendrua në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet rajonale, sipas një postimi përkatës të ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Unë u takova me ambasadoren e Shqipërisë Luela Hajdaraga. Ne biseduam për bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet rajonale” deklaroi Dendias.

Mediat në Athinë shkruajnë se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe perspektivën e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes të përbashkët, zhvillimet politike në vendet përkatëse, fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata aktuale e pandemisë Covid-19, lehtësimin e lëvizjes në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe në lidhje me komunitetin shqiptar në Greqi dhe mbështetjen e tij./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!