Kryediplomati grek, Nikos Dendias, sot ka qëndruar në Beograd për vizitë zyrtare ku është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se më të ka folur edhe për “temat e nxehta gjeopolitike” bashkëpunimin rajonal, integrimin europian, krizën aktuale energjetike, si dhe luftën në Ukrainë.
Vuçiç u kujdes që edhe në këtë takim ta falënderojë shtetin e BE-së që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Vuçiq falënderoi Greqinë për qëndrimin e saj të qëndrueshëm ndaj respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj gjatë presidencës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, duke shtuar se Serbia vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe angazhimin e saj aktiv”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga presidenca serbe.
Vuçiç gjithashtu i tha kryediplomatit grek se Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, të cilat bazohen në miqësinë e fortë, afërsinë e konfirmuar historikisht dhe solidaritetin e dy popujve.