Dendias kërcënon Turqinë: Do t’u pergjigjemi…

schedule13:34 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:34 - 26 Shkurt, 2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka lëshuar një mori akuzash dhe kërcënimesh ndaj Turqisë, të cilën ai e konsideroi një faktor destabiliteti në rajon.

Duke folur në Kuvend, Dendias tha se Greqia do të dijë se si t’i përgjigjet provokimeve turke në detin Egje dhe këtë e kupton çdokush pasi ka parë se çfarë ka ndodhur deri më tani.

Turqia nuk mund të shkaktojë tek ne sindromën e qenit të Pavlovit. Ne do të dimë t’i përgjigjemi provokimeve të tyre në mënyrë mjaft të drejtpërdrejt, kur duam ne dhe jo kur të duan ata. Këtë e di shumë mirë edhe një nxenës i fillores pasi ka parë deri më tani se si i jemi përgjigjur turqve“, u shpreh Dendias në Kuvend pas akuzave nga opozita se po toleronin Turqinë në Egje.

“Unë jam i kënaqur sot që i gjithë spektri politik botëror dhe europian e kupton se cila është tani Turqia, një faktor destabiliteti në rajon”, vijoi Dendias.

Prej muajsh Turqia dhe Greqia janë në raporte të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me disa ishuj në Egje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!