Dendias i përgjigjet Erdoganit: Jemi përballur me kërcënime më serioze

schedule17:58 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:58 - 6 Shtator, 2022

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Erdogan, shkruajnë mediat greke.

“Ne i refuzojmë plotësisht gjepurat neo-otomane. Ne dëgjojmë çdo ditë deklarata të egra, jemi përballur me kërcënime shumë më serioze në historinë tonë”, tha Dendias.

Ndërkohë, më herë Erdogan deklaroi se nëse Greqia vijon deklaratat e saj, durimit të Turqisë mund t’i vijë fundit.

Lexo edhe: “Durimi ynë do të mbarojë, mund të vijmë brenda natës”, mediet greke: Erdogan deklarata të reja provokuese kundër Greqisë

“Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”, tha presidenti turk. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!