Denaj: Nëse nuk kemi shtim të rasteve të reja, shtyjmë oraret e bareve e restoranteve

schedule08:52 - 14 Maj, 2020

schedule 08:52 - 14 Maj, 2020

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka deklaruar në emisionin Abc-ja e Mëngjesit shtyrja e orarit të hapjes së bareve dhe restoranteve pas orës 17:30 do të vendoset në fund të muajit në varësi të qëndrueshmërisë së rasteve të reja me koronavirus.

“Ky 10-ditësh duhet të jetë në favor të biznesit për t’u bërë gati. Vendimmarje për orarin deri në 17:00 nuk do të jetë e vazhdueshme por për të parë ecurinë dhe mund të ndryshojë brenda dy javësh në varësi të shifrave.

LEXO EDHE: Denaj në Abc News: Garancia e dytë sovrane ndihmon bizneset të rimodelohen gjatë Covid-it

Nëse deri në fund të muajit edhe me hapjen e restoranteve nuk kemi rritje të shifrave, besoj se lehtësimi do jetë edhe më i zgjeruar.

Biznesi nuk ka qenë si do jetë dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Të gjithë ne po mendojmë si të qasemi në këtë situatë”, tha Denaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!