Denaj: I rikujtoj Presidentit që synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë

schedule11:15 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:15 - 15 Dhjetor, 2020

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë, deklaroi se vendi ka përballuar me sukses goditjen e tërmetit dhe pandemisë.

Denaj po ashtu theksoi se qeveria ka marrë si angazhim mbështetjen e buxhetit në shëndetësi.

Gjatë fjalës së saj Denaj tha se i përgjigjet edhe Presidentit Ilir Meta për papunësinë, ndërsa shtoi:  I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë.

“Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë.

Për pesë vite kemi punuar për të ulur nivelin e borxhit dhe kemi krijuar një balancë.  Sigurisht borxhi është një fakt, por kjo është për të gjitha ekonomitë e goditura për shkak të pandemisë. Mundësia për të siguruar këtë vit një likuiditet është shumë herë më i lartë.

Me rëndësi është mënyra se si qeveritë e përdorin borxhin. Në aspektin afatmesëm rritja ekonomike është synimi kryesor dhe shkon me 5.5% për vitin 2021. Në vitin e  ardhshëm do të mbështesim sipërmarrjet me grante si edhe inovacionin. Kemi thirrje për të rinjtë që të adresojnë të gjithë vëmendjen e tyre”, tha Denaj.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!