Ministrja e Financave, Anila Denaj në konferencën e saj për mediat ka theksuar suksesin e arritur një ditë më parë në vendimin e Eurobondin, për marrjen e 650 milionë eurove me risk zero.
Ministrja ka theksuar se kjo është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.
LEXO EDHE: Rama: Kemi rritur taksat për bizneset e mëdha dhe penalizimet për evazionin fiskal
“Shqipëria emetoi me sukses eurobondin 650 mln euro për 7 vite, norma 3.625%. Kanë qenë 190 investitorë në tregjet ndërkombëtare që ofruan mbi 4 herë vlerën që ne kërkuam. Ne u asistuam nga dy konsulentë. Financimi do të përdoret për projektet prioritare. Edhe njëherë dua të vlerësoj se eksperienca e dy ditëve, të hënë dhe të martë, konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal“, tha Denaj.
Gjithashtu ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj e ka cilësuar sukses miratimin e Eurobondit./abcnews.al