Denaj: Do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri

schedule10:35 - 15 Mars, 2021

schedule 10:35 - 15 Mars, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh sot se me  planin e saj Partia Socialiste synon mbështetje edhe më të madhe për biznesin.

Denaj gjatë komunikimit ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja tha se do të jepen 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

“Pagesat e taksave do të jenë vetëm dixhitale. Sot kemi diskutim një ligj të ri në fushën e inovacionit dhe zero taksa për dy vitet e para. Do të mbështesim emigrantët që do të transferojnë njohuritë e tyre. Në do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

Prej 1 janari të këtij viti biznesi i vogël do të paguajë 0 taksa. Kemi mbështetur bizneset. Do të vijojmë të mbështesim sipërmarrjet e të rinjve. Do të mbështesim emigrantët. Shqipëria 2030 është Shqipëria e gjeneratës së re. E atyre që e duan këtë vend. Është Shqipëria  sipërmarrjes shqiptare, e produkteve made in Albania”, tha Denaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!