Dëmtuan rëndë lojtarin rival, klubi anglez humb gjyqin dhe shet stadiumin

schedule09:22 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:22 - 22 Nëntor, 2019

Ajo që ka ndodhur në Angli është e padëgjuar më parë. Osset United, një klub amator në futbollin anglez, ka humbur gjyqin përballë lojtarit rival, Rees Welsh. Ky i fundit hodhi në gjyq klubin e Osset United për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në takimin kundër tyre, duke thyer këmbën dhe duke mos luajtur më futboll për më shumë se 2 vite.

Welsh e fitoi gjyqin dhe do t’i marrë plot 119 mijë sterlina klubit të Osset United, por këto shuma, janë të papërballueshme nga klubi amator. Si pasojë, presidenti Phil Smith ka vendosur që të nxjerrë në shitje stadiumin dhe klubi i tij rrezikon seriozisht falimentimin.

“Ne mbijetojmë me 300 mijë sterlina në sezon, me rroga lojtarësh dhe shpenzime të tjera. Pse do shesim stadiumin? Bëjini llogaritë vetë”, tha presidenti Smith kur u pyet për këtë çështje. Osset United me shumë gjasa do të falimentojë pas kryerjes së pagesës ndaj Rees Welsh./abcnews.al