Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëtori në Tiranë

schedule15:56 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 15:56 - 19 Dhjetor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Petrelë të Tiranës. Mësohet se një punëtor ka dëmtuar aksidentalisht dorën në një makineri për prodhimin e vajit të ullirit.

Si pasojëm 65-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!