Dëmtohet portieri i Spanjës, Unai Simon humbet dy muajt e parë të sezonit

schedule13:56 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:56 - 19 Korrik, 2024

Ishte një “mace” e vërtetë edhe në Gjermani.

Unai Simon padyshim që pati meritën e tij në fitoren e titullit të Kampionatit Evropian, për “Furitë e Kuqe” spanjolle, veçse lumturia për të nuk zgjati shumë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, numri 1 i kampionëve të Evropës ka probleme serioze me krahun e djathtë, dhe për këtë arsye do të duhet të qendrojë dy muaj larg fushave të lojës, duke humbur kështu 25 ndeshje për Kombëtaren dhe klubin e tij, Athletic Bilbao.

Unai Simon ishte njëri nga portierët më të mirë të Kampionatit Europian, ndërsa ka qenë i dalluar gjatë gjithë këtyre viteve për Spanjën, teksa ka pritur penallti edhe në edicionet e kaluara në Europianë apo Botërorë, ndërsa ka shkëlqyer gjithashtu për Bilbaon.

Klubi bask, edhe pse nuk është ndër më të mirët në Spanjë, ka synuar vende të larta në renditje falë edhe portierit më të mirë të La Liga, dhe njeriut që mbron portën e Kombëtares, mirëpo tashmë ai i është nënshtruar një operacioni dhe padyshim që rikuperimi do të kërkojë kohën e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!