Dëme nga tërmeti kanë pësuar dhe disa institucione shtetërore. Këtë fillim jave pas një inspektimi të hollësishëm edhe godinës së Bashkisë Kurbin ju vendos shiriti. Në këtë ndërtesë nuk duhet të hyjnë më punonjësit për sa kohë nuk është sqaruar nëse ajo do të riparohet apo do të shembet totalisht.
Mësohet se dëme nga tërmeti kanë pësuar edhe institucione të tjera si Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit.
Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm ka rënë në Shqipëri në orën 03:55 ku epiqendra ka qenë në Durrës duke shkaktuar një numër të lartë viktimash dhe të plagosur. Vendi bregdetar ka qenë më i prekuri nga ky të tërmet që shkatërroi shumë banesa. /abcnews.al