Braziliani Neymar nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Tite për duelin e 17 nëntorit kundër Argjentinës së Leo Messit.
Sulmuesi ka pasur një problem muskulor dhe nuk ka fluturuar me ekipin e tij drejt Argjentinës.
Për Brazilin kjo është një ndeshje prestigji, pasi çështja e kualifikimit në “Katar 2022” është vendosur.
Me fitoren kundër Kolumbisë u sigurua matematikisht një biletë për në Botëror dhe tani te Braziliani janë të qetë. / abcnews.al