Një dëmtim i pësuar në stërvitje me kombëtaren mund të bëjë që James Rodriguez të mbyllë sezonin para kohe. Mediat në Kolumbi bëjnë me dije se ekziston frika që mesfushori me tipare sulmuese të ketë këputur ligamentin.
Nëse kjo konfirmohet, do të ishte një problem i madh. James, i cili mund të shitej në janar, do të mbetet në Madrid në infermierinë e Realit. Rikuperimi kërkon një kohë të gjatë, gjashtë muaj pushim dhe terapi, për të nisur më pas stërvitjen.
Ka raste që rikthimi ka kërkuar edhe nëntë muaj kohë. Kolumbiani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të mësohet shkalla e dëmtimit. Rezonanca magnetike do të zbulojë gjithçka. /abcnews.al
?⚽‼? ÚLTIMA HORA
JAMES RODRÍGUEZ se ha lesionado en la rodilla en el entrenamiento de la selección de Colombia. Hay mucha preocupación, hay temor de que sea ligamento cruzado…
Nos cuenta los detalles Julián Capera de @CaracolRadio https://t.co/5xnHDYv2de pic.twitter.com/CNLuPqt5Dx
— El Larguero (@ellarguero) November 15, 2019