Ka ndryshime në listën e Kombëtarja U-19. FSHF bën me dije se sulmuesi i Internacionalit, Melsi Cereni nuk do të mund të vazhdojë grumbullimin për shkak të një dëmtimi që ka pësuar gjatë kësaj fundjave.
Në këto kushte trajneri i U-19 ka mundur menjëherë edhe zëvendësuesin e Cerenit, ku ka thirrur lojtarin e Partizanit, Erik Gjokën, i cili është vënë menjëherë nën urdhrat e tij dhe stafit, teksa ka qenë edhe pjesë e seancës së parë stërvitore.
Ekipit kombëtar U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës U-19 më 26 dhe 28 mars në Shqipëri. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë, në ora 15:00 më 26 mars, teksa dy ditë më vonë, në po të njëjtin stadium do të zhvillohet edhe sfida e dytë mes këtyre dy përfaqësueseve në ora 10:00. /f.a/abcnews.al