Dëmtohet Endri Çekiçi, Mavraj s’di të fitojë

schedule15:42 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 15:42 - 1 Dhjetor, 2019

Mërgim Mavraj nuk ia ka dalë të ndihmojë skuadrën e tij, Greuther Furth, në ndeshjen kundër Heidenheim. Ekipi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare është mundur nga një gol i pësuar në një goditjeje këndi.

Mavraj ishte aty pranë, por e kishte të pamundur ta ndalte lojtarin kundërshtar, Kleindienst, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë.  Greuther Furth e kishin mundësinë të shënonin të parët, por Wittek nga pika e bardhë e penalltisë goditi shtyllën.

ENDRI ÇEKIÇI – Mesfushori me tipare sulmuese ishte titullar si zakonisht me Olimpija Ljubjana. Skuadra e tij mposhti ekipin e Bravo, me rezultatin 1-2, dhe u shpall kampione dimri. Çekiçi fatkeqësisht e mbylli ndeshjen para kohë. Në minutën e 21-të ai u zëvendësua, pasi u dëmtua dhe nuk mund të vazhdonte lojën. /abcnews.al