Dëmtohen varrezat në Mallakastër, banorët: Dëmi më i madh shpirtëror, jo financiar

schedule13:10 - 22 Korrik, 2023

schedule 13:10 - 22 Korrik, 2023

Në fshatin Belishovë të Mallakastrës varrezat dëmtohen sistematikisht. Megjithëse kjo ndodh prej shtatë vitesh personat nuk janë identifikuar.

Banorët thonë se problemin e kanë denoncuar në polici. Madje çështja sipas tyre ka përfunduar deri në Prokurori, por   megjithkëtë nuk ka gjetur zgjidhje.

Rreth 50%  e varreve në këto varreza sipas banorëve janë dëmtuar.  Dëmi material sipas tyre është i papërfillshëm krahasuar me atë shpirtëror.