Dëmtohen rrugët në zonën e Dukagjinit

schedule16:20 - 25 Nëntor, 2018

schedule 16:20 - 25 Nëntor, 2018

Kanë nisur problemet me zonën e Dukagjinit. Siç raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli, në disa rrugë ka shkarje të tokës dhe rënie të gurëve.

Me reshjet e ditëve të fundit kanë nisur dhe problemet për zonën e Dukagjinit. Të parët që preken janë rrugët, kryesisht ajo Shkodër – Prekal. Rrëshkitje të tokës dhe rënie gurësh. Për banorët e këtij territori, lëvizja është një problem serioz, pasi në çdo kohë mund të bëhesh viktimë e gurëve. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në rrugë të tjera të Dukagjinit.

Mirëmbajtja për to bëhet vetëm në periudha të vështira atëhere kur duhet të largohen orteqet e borës. Megjithatë fenomeni i shkarjeve të tokës dhe rënieve të gurëve është shfaqur si në veri ashtu edhe në jug të vendit. Shpyllzimi duket si shkak i kësaj situate e cila nga viti në vit përkeqësohet./abcnews.al