Roma dhe Lazio janë të shqetësuar për gjendjen e Nicolo Zaniolos dhe Ciro Immbiles. “Gaillorossët” u stërvitën të diferencuar nga grupi para konferencës për shtyp të trajnerit Mancini dhe sulmuesit, Insigne.
Immobile rrezikon prezencën me skuadrën e Sarrit që do të luhet të dielën në orën 18:00, një ndeshje shumë e rëndësishme në “San Siro” ndaj Milanit.
Ndërsa Mourinho do të presë në “Olimpico” Sassuolon në orën 20:45. Mancini foli për golashënuesin para ndeshjes me Lituani duke thënë:
“Ciro ka qenë gjithmonë një titullar në Kampionatin Evropian, në dy ndeshje ai shënoi, ka momente kur topi nuk hyn në rrjetë, por ai bën të gjitha lëvizjet që unë i kërkoj, nuk shoh një problem të madh, ai ndoshta do të shënojë 8 gola në Kupën e Botës, ne do ta fitojmë atë dhe ai do jetë golashënuesi më i mirë”, përfundon Mancini. /abcnews.al/