Dëmtohen 3 tubacione të Nord Stream, kompania: Dyshohet për sabotim

schedule12:10 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:10 - 27 Shtator, 2022

3 tubacione të gazsjellësit Nord Stream janë dëmtuar, duke ngritur dyshimet për sabotim, sipas një deklaratë të kompanisë. Njoftimi erdhi pasi autoritetet suedeze lëshuan një paralajmërim për dy rrjedhje në tubacionin Nord Stream 1, menjëherë pasi një rrjedhje në tubacionin Nord Stream 2.

Nord Stream AG njoftoi se nuk dihet se kur do të rikthehet në  punë sistemi i gazsjellësit.

“Fatkeqësia që ndodhi në të njëjtën ditë njëkohësisht në tre linja të tubacioneve të sistemit Nord Stream është e paprecedentë. Dyshohet për sabotim, ” thuhej në deklaratë.

Ndërkohë, edhe pse autoritetet gjermane deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment, sipas një burimi në qeverinë gjermane, të cituar nga gazeta gjermane Taggesspiegel, “gjithçka tregon se nuk bëhet fjalë për rastësi”.

“Ne nuk mund të imagjinojmë një skenar që nuk përfshin një sulm të synuar”, theksoi burimi.

Gjithashtu edhe Dmitry Peskov  heksoi se “asnjë opsion nuk mund të përjashtohet”, sipas agjencisë Reuters. Nord Stream 1, i cili përbëhet nga dy linja paralele të afta për të transportuar 27.5 miliardë metra kub në vit secila, filloi furnizimin me gaz direkt nga Rusia në Gjermani në 2011.

Rrjedhjet përmes tubacionit, i cili ka funksionuar që nga korriku me vetëm 20% të kapacitetit, u pezullua në fund të gushtit për shkak të probleme të mirëmbajtjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!