Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, pritet të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij në ndeshjet e këtij muaji. Kujtojmë se 35-vjeçari e mbylli duelin e djeshëm kundër Lazios para kohe, për shkak të një problemi me kyçin e këmbës.
Fillimisht u mendua se CR7 mund të kishte një dëmtim serioz, por mesa duket ai do të jetë në fushë për Portugalinë. Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, gjatë grumbullimit me kombëtaren Ronaldo do t’i nënshtrohet dhe testeve për të kontrolluar gjendjen e tij, për të mos rrezikuar më shumë.
Të besuarit e Fernando Santos do të luajnë fillimisht një miqësore me Andorën dhe më pas kanë dy përballje jo të lehta, konkretisht me Francën dhe Kroacisë. Deri më tani mendohet se Cristiano mund të luajë në të tre sfidat, por më shumë pritet të mësojmë pas vizitave mjekësore. /abcnews.al