Armando Broja ishte kthyer në lojtarin e momentit të skuadra e Southampton. Në dy ndeshje i aktivizuar si titullarë arriti të shënojë edhe dy gola.
Në momentin më të mirë të tij vjen edhe dëmtimi që nuk do e dëshironte kurrë. Është trajneri i skuadrës së Southampton që ka konfirmuar mungesën e sulmuesit shqiptarë për sfidën kundër Watford-it.
20-vjeçari sipas trajnerit Hasenhuttl, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës që e pengon të aktivizohet në këtë ndeshje, në këto kushte trajneri nuk e ka grumbulluar me pjesën tjetër te skuadrës.
“Ai dëmtoi kyçin e këmbës kur shënoi ndaj Burnleyt dhe nuk është rikuperuar ende, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën nesër. Më vjen keq që ndalet në këtë moment, pasi ishte në formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha mendore, megjithatë besoj që ky pushim, do ta ndihmojë të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl. /f.a/abcnews.al