Dëmtimi i rëndë konfirmohet, Ancelotti humb mesfushorin për 6 muaj

schedule12:58 - 30 Maj, 2020

schedule 12:58 - 30 Maj, 2020

Verën e shkuar, Everton bëri shumë përforcime, sidomos në mesfushë, aty ku siguroi shërbimet e Andre Gomes, Fabian Delph dhe Jean-Philippe Gbanim. Ky i fundit, u transferua për plot 25 milion euro nga ekipi i Mainz.

Edhe pse bëri paraqitje të mira në Bundesliga, mesfushori 24 vjeçar ka vuajtur në sezonin e tij të parë në Premier League, duke pësuar dëmtime të shumta. Me ndërprerjen e futbollit, mendohej se Gbanim do të ishte gati për rifillim e Premier League, por Ancelotti duhet të presë.

Kjo pasi 24 vjeçari ka dëmtuar kaviljen e tij në stërvitje dhe siç raporton BBC Sport, do të operohet dhe do të mungojë për plot 6 muaj. Gbanim pritet të rikthehet vitin e ardhshëm, ndërsa Ancelotti ka filluar të bëjë planet pa të…/abcnews.al