Barcelona ka njoftuar zyrtarisht një lajm jo të mirë që i shqetëson të gjitha tifozët e klubit në lidhje me dëmtimin e rëndë të Gavit.
Ylli spanjoll pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë ta gjatë.
“Pas testit të kryer të hënën në mëngjes te lojtari i ekipit të parë, Gavi ka treguar se ai ka një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një lëndim shoqërues në meniskun anësor.
Lojtari do të ketë një operacion, në ditët në vijim pas së cilës do të publikohet një përditësim i ri mjekësor”, shkruante Barcelona.
19 vjeçari pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kualifikuese të Spanjës për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë, duke e detyruar të dilte nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve. Pritet që Gavi të jetë jashtë fushe për një periudhë prej 7 deri në 9 muaj./h.ll/abcnews.al
?????? ???? ?
Gavi medical update ?
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 20, 2023