Dëmtimi i materialeve zgjedhore në KZAZ Kukës dhe Tropojë, arrestohen 2 persona

schedule11:28 - 22 Qershor, 2019

schedule 11:28 - 22 Qershor, 2019

 

Dy persona që ishin shpallur në kërkim për ngjarjet e ndodhura në KZAZ nr. 9 në Tropojë dhe KZAZ nr. 11 në Kukës janë vënë në pranga nga policia. Në njoftimin e policisë lokale thuhet se 38 vjeçari, me banim në Tropojë, është përfshirë në përplasjen që ndodhi në KZAZ nr. 9 tek muzeu historik në Tropojë ku disa persona dëmtuan materialet zgjedhore.

Ndërsa 37 vjeçari me banim në fshatin Shtiqën në bashkëpunim me persona të tjerë ka prishur derën e palestrës së gjimnazit “Havzi Nela”, në KZAZ nr 11 në Kukës dhe u kanë vënë zjarrin materialeve zgjedhore.

Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale “shkatërrim i pronës”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!