Dëmtimi i Lautaros në Kupën e Italisë, flet Simone Inzaghi

schedule09:52 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 09:52 - 21 Dhjetor, 2023

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka konfirmuar se dëmtimi i sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez në ndeshjen e djeshme ndaj Bologna duhet të vlerësohet.

Zikaltërit u mposhtën 1-2 me përmbysje gjatë pjesëve shtesë në Kupën e Italisë, duke u eliminuar kështu nga ky kompeticion.

Megjithatë, shqetësimin më të madh e kanë te kapiteni Lautaro, i cili la fushën në pjesën e parë të shtesës. Duke dalë nga loja, kapiteni zikaltër u pa duke shtrënguar një pjesë të kofshës dhe kur u ul në pankinë, u mbulua me batanije nga nervozizmi dhe për t’ju shmangur kamerave.

“Do të vlerësohet, shpresojmë se nuk ka qenë asgjë serioze. Stafi mjekësor është relativisht i relaksuar, por ne duhet ta vlerësojmë duke pasur parasysh se d otë ketë një lojë tjetër pas dy ditësh e gjysmë”, tha Inzaghi për Lautaro Martinez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!