Dëmtimi i De Bruyne ndaj Newcastle, Guardiola tregon gjendjen e belgut

schedule17:44 - 9 Korrik, 2020

schedule 17:44 - 9 Korrik, 2020

Manchester City mori një fitore të thellë 5-0 mbrëmë kundër Newcastle, me “Qytetarët” që u ngjitën në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë. Jesus, Mahrez, David Silva, Raheem Sterling dhe një autogol nga Fernandes, vendosën fatet e sfidës.

Fitorja nuk kishte shumë rëndësi për Pep Guardiolën, i cili më shumë ka qëllim të ruajë lojtarët e tij në gjendje të mirë fizike për Champions League, pasi është objektivi i vetëm i mbetur këtë sezon.

E për një ndërhyrje të Danny Rose kundër De Bruyne, që ishte në kohë vonesë dhe e rrezikshme, Guardiola tha: “Kur pashë ndërhyrjen, po kërceja nga frika.

Por te goli i tretë, De Bruyne vrapoi me shpejtësi maksimale dhe mendova se OK, nuk ka asgjë. Ai është në formë të mirë, nuk kemi folur ende gjerësisht. Doktori i klubit nuk erdhi tek unë, kështu që mendoj se është mirë”, tha strategu spanjoll./abcnews.al