Dëmtimi i Calhangolu “ogur” i mirë për Asllanin, “legjionari” titullar në sfidën ndaj Bologna

schedule14:16 - 6 Tetor, 2023

schedule 14:16 - 6 Tetor, 2023

Pavarësisht se arritën një fitore të rëndësishme, në UEFA Champions League, ndaj “shqiponjave” të Benfica, jo gjithçka shkoi “vaj” për tekniku Simone Inzaghi, i cili tanimë duhet të vuajë mungesën e mesfushorit, Hakan Calhanoglu, në sfidën ndaj Bologna.

Mirëpo, mungesa e “arkitektit” turk në mesin e fushës është një “ogur” i mirë për “legjionarin” tonë, Kristjan Asllani, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane e ka të garantuar vendin e titullarit, në sfidën e mesditës të së shtunës, ndaj skuadrës së Bologna.

“Katalizatori” 21-vjeçar i mesfushës po kthehet pak nga pak, në të “preferuarin” e teknikut Inzaghi, teksa deri më tani ka marrë pjesë në 5 sfida, në këtë fillim sezoni, mes kampionatit e Champions League, duke nisur dhe njërën prej tyre, atë ndaj Real Sociedad, si titullar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!