Dëmtimi i Brojës shqetësues, largohet nga fusha me këmbë të fashuar dhe i ndihmuar nga dy pjestarë të stafit

schedule12:06 - 17 Nëntor, 2022

schedule 12:06 - 17 Nëntor, 2022

Miqësorja me Italinë nuk ishte perfekte për bomberin kuq e zi, Armando Broja.

Talenti i kombëtares shqiptare u largua nga fusha e lojës në fillimin e pjesës së dytë, ku në vendin e tij hyri Roshi.  Numri 9-të i Shqipërisë pësoi një dëmtim në kavilje dhe nuk dukej aspak i lehtë.

Kamerat e stadiumit fokusuan këmbën e Brojës teksa e mbante të fashuar dhe me akull dhe pasi u largua drejt dhomave të zhveshjes, u fotografua duke u mbajtur e ndihmuar nga dy persona të stafit të kombëtares.

Shkalla e dëmtimit nuk është përcaktuar ende, por me të gjitha mundësitë, ai do të mungojë ndaj Armenisë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!