Brazili fitoi 2-4 jashtë fushe ndaj Perusë, duke marrë fitoren e radhës në eliminatoret e Katar 2022. Triumf i rëndësishëm, teksa Tite humbi Marquinhos në minutën e 12-të. Mbrojtësi pësoi një dëmtim dhe u detyrua të largohej shumë shpejt.
Dëmtimi i qendërmbrojtësit të PSG-së, shqetëson edhe Thomas Tuchel, trajnerin e kampionëve të Francës. “Marquinhos ndjeu dhimbje të forta. Nuk arritëm të bëjmë teste më të specializuara, pasi u nis menjëherë drejt Parisit.
Shpresoj të mos jetë asgjë serioze dhe të kthehet sa më shpejt“, deklaroi mjeku i kombëtares së Brazilit. 26-vjeçari rrezikon sfidën e parë në Champions League ndaj Manchester United (20 tetor, ora 21:00). /abcnews.al