Dëmtimi i Abrashit me kombëtaren, në Zvicër i zbulojnë periudhën e rikuperimit

schedule18:09 - 7 Shtator, 2021

schedule 18:09 - 7 Shtator, 2021

Amir Abrashi është dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe do të mungojë për katër javë.

Ky është lajmi që vjen nga klubi i mesfushorit shqiptar, Grasshopper. Zviceranët shkruajnë se Abrashi ka një problem muskulor.

Kështu ai humbet sfidën e nesërme që Shqipëria luan në “Elbasan Arena” kundër San Marino. Edhe vetë trajneri Reja e konfirmoi dëmtimin e tij në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes.

Veç Abrashit, për shkak të pezullimit me kartonë të verdhë italiani nuk do të ketë as mesfushorin tjetër, Klaus Gjasula. Lajm i mirë është rikthimi i Bares, apo edhe i Manajt e Hysajt që munguan kundër Hungarisë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!