Dëmtimet nuk njohin “kufi” te skuadra e Real Madrid

schedule16:22 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:22 - 14 Tetor, 2021

Ndeshjet e kombëtareve duket se kanë lënë me pasoja Real Madrid-in. Dëmtimet e shumë lojtarëve kanë bërë me dhimbje kokë tranjerin Carlo Ancelotti.

Lajme aspak të mira vijnë nga Brazili, pasi mbrojtësi Eder Militao është dëmtuar në sfidat kualifikuese të kupës së botës “Katar 2022”. Në ndeshjen që zhvillohej në transfertën e Kolumbisë mbrojtësi brazilian doli nga fusha e lojës I dëmtuar.

Për mjekët e kombëtares braziliane në fillim mendohej të ishte një dëmtim i lehtë, por ekzaminimet mjeksore tregojnë të kundërtën. Një dëmtim serioz që pritet ta mbajë mbrojtësin e Realit jashtë fushës së blertë për disa ndeshje, duke humbur kwshtu edhe ndeshjen “El Classico” me Barcelonwn.

“Los Blancos” po presin rikthimin e tij në Madrid për t’iu nënshtruar përsëri vizitave mjeksore për të parë edhe shkallën e dëmtimit, që duket shumë serioze, siç ka konfirmuar edhe vetë lojtari.

Dhimbja e kokës për teknikun e Realit shtohet akoma më shumë duke marrë parasysh se mbrojtësi ishte një lojtar i paprekshëm dhe i besuar në formacionin e “Los Blancos”, së bashku me Courtois, Benzema dhe Valverde.

Sfida të njëpasnjëshme të një vështirësie të madhe e presin Realin dhe teknikun Carlos,  me mungesa të shumta në formacion Hazard, i cili u dëmtua me Belgjikën, Carvajal, Isco, Camavinga, Asensio e Bale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!